Dita e Çlirimit/ Meta, Rama e Ruçi kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve

Krerët e shtetit kanë nderuar ditën e clirimit të Shqipërisë. Preisdenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri vendosen kurora në përkujtim të të gjithë dëshmorëve të atdheut.

Për shkak të vendosjes së maskës nuk u arrit të shihej asnjë mimikë në fytyrën e Metës dhe Ramës.

Pandemia dhe konflikti politik i mbajti larg edhe fizikisht Kreun e Shtetit dhe Kreun e qeverisë.

Ilir Meta me fjalët e Margaritat Tutalanit kërkoi t’u bëj apel të gjithë shqiptarëve që janë larguar nga vendi që të rikthehen për të kontribuar në atdheun e tyre.

“E pyeste: Motër, po për çfarë na duhet Atdheu?

Ajo i përgjigjet: Vëllaçko kur të rritesh do ta kuptosh, por Atdheu na duhet që të jemi të lire.Sot të rinjtë e Shqipërisë duhet të marrin përgjegjësi që të ndalin shpopullimin.”

Në ditën e çlirimit Presidenti u tregua optimist se bashkimi i shqiptarëve mund të sjellë ndryshimin në vend.

“Shqiptarët e kanë të qartë që kërkohet ndryshim i jashtëzakonshëm dhe se ata do të marrin fatet e tyre në duar.”

E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash” këto janë fjalët e Qemal Stafës, me të cilat Edi Rama ka përkujtuar 76 vjetorin e çlirimit mëngjesin e 26 nëntorit.

Ndërsa Kryetarja e LSI së bashku me të rinjtë e kësaj partie vendosen kurora me lule prane memorialit Nënë Shqipëri.

Monika Kryemadhi bëri thirrje për reflektim të politikës.

“Ditë e cilat duhet të rrënjoset në mendjet tona dhetë klasës politike që të mos bëjmë më gabimet që kemi bërë, të mbyllim njëherë e përgjithmonë këtë situatë tranzicioni në këtë vit të mbrapshtë, siç ishte ky i pandemisë apo edhe situata pas tërmetit të 26 nëntorit.”

Ditën e Çlirimit e kanë kujtuar edhe selitë diplomatike në vend. Ambasada amerikane zgjodhi fjalët e Naim Frashërit, ndërsa ai i Britanisë së Madhe me anë të një kurore me Lule tek Varrezat e Dëshmorëve ka përkujtuar të gjitha ata që bënë sakrificën efundit për të çliruar Shqipërinë.