Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Zbardhen emrat e autorëve, arrestohen edhe punonjësit e karburantit
Një dite pas atentatit ndaj 46 vjeçarit Ridvan Ramazani alias Hyseni në Shkodër policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar tre persona ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë.
Të arrestuarit janë Milkjor Gjoka i akuzuar për vrasje me paramendim kryer në bashkepunim. Si dhe dy punonjësit e karburantit afër vendit të ngjarjes, Blerim Mlloja dhe Marieta Gramshi, të cilët akuzohen për moskallzim krimi pasi sipas policisë e kanë parë vrasjen dhe nuk kanë raportuar ne polici.
Madje mësohet se ketë qëndrim kanë mbajtuar edhe gjatë marrjes në pyetje duke iu trembur ndonjë hakmarrje të mundshme.
Në kërkim janë shpallur dy vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj edhe këta të akuzuar vrasje me paramendim në bashkëpunim.
Vëllezerit Mehmedaj, mësohet se janë nipat e Gezim Mehmedajt, i cili ka vrarë në vitin 1993 efektivin e RENEAS në Shkodër Arben Ujkan.
Gjithashtu edhe viktimës i është gjetur një pistoletë dhe dy karikatorë me 11 fishekë. Por 46 vjeçari nuk ka mundur ta përdorë në asnjë moment armën pasi është kapur në befasi nga autorët që e kanë qëlluar me breshëri me 30 plumba automatiku,duke mos i dhënë mundësi për reagim.
Për zbardhjen e ngjarjes ka ndihmuar djali i Ridvan Ramazanit, i cili ka treguar personat me të cilët ishte konfliktuar disa ditë më parë. Djali i Ramazanit ishte rrahur nga vëllezërit Mehmedaj, ndërsa një ditë më parë viktima kishte shkuar për t’u sqaruar.
Ridvan Ramazani alias Hyseni u gjet i pajetë rreth orës 11:20 ditën e djeshme (28 nëntor), në fshatin Mushan të Shkodrës në afërsi të një pike karburanti brenda makinës së tij.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.