Dita e Çlirimit të Shqipërisë, Rama publikon vargjet e Qemal Stafës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 08:36
Dita e sotme, 29 nëntori shënon Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.
Kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur që këtë ditë të shënuar për shqiptarët ta nisë me një shprehje të Qemal Stafës.
“E vjetra shembet, Kohët ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”, shkruhet në foton e postuar nga Rama.
Qemal Stafa ka qenë një nga themeluesit e grupit kominist të qytetit të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i të rinjve.
