Kanosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 43 vjeçari

Një 43 vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme, teksa i arrestuari me inicile Y.D. ushtronte dhunë të vazhdueshme fizike ndaj bashkëshortes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.