Lezhë: Punonjësi i prokurorisë përplaset dhe hedh në tokë shtyllën, bllokon një orë trafikun

Një punonjës i Prokurorisë Lezhë në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një kabinë elektrike dhe më pas pa u ndalur dhe me dy mjete të tjera në Ishull-Lezhë.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Mercedez Benz, Jetmir Shahini është dërguar me  urgjencë në Spitalin e Lezhës. Nga goditja e kabinës ka ngelur pa energji elektrike dhe është bllokuar për rreth 1 orë edhe aksi rrugor në Ishull-Lezhë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po kryhen veprimet në të tre vendet ku është përplasur mjeti. Tre përplasjet kanë ndodhur në një distancë rreth 1 km larg njëra tjetrës.