Dëshmi tronditëse në Durrës, do ngujohem në pallatin e shkatërruar me fëmijën
Emisioni Tempora ka qenë në një nga pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar në qytetin e Durrësit.
Një nga qytetarët i cili ka mbetur pa shtëpi, në kushtet e mungesës së shpresës ka bërë një dëshmi tronditëse ku shprehet se do të ngujohet në pallatin e shkatërruar. Ai tregon se kishte vetëm dy muaj që kishte hyrë në apartamentin e ri, për të cilën vijon të paguajë 400 mijë lekë kredi edhe pse është tashmë i shkatërruar totalisht
Kronika speciale u përgatit nga gazetarja Marjana Legisi
Qytetari: E shikon sa çelësa kam këtu kaq shtëpi kam ndërruar. Kam ndërruar 4 shtëpi, merr plaçka, ço plaçka
Kjo është biseda me këtë qytetar në hyrje të pallatit që ka blerë apartamentin vitin që shkoi. Trauma që ka përjetuar është e madhe e kjo kuptohet edhe nga biseda që bën me fëmijën e tij që ende nuk ka mbushur 3 vjeç.
Qytetari: Babi është bërë këtu babi? Ka qenë dy vjeç fëmija kur ndodhi tërmeti. Ashensori është i gjithë i rrëzuar
Shtëpinë e ka në katin e katërt. Këmbëngul që të ngjitemi dhe ta shikojmë nga afër banesën e tij dhe frika teksa shikon gjendjen brenda pallatit është e madhe.
Nuk mund të jetojnë më në këtë pallat dhe ka një sfidë për të gjithë qeveritarët.
Qytetari: E gjithë kjo kishte rënë të kjo shkallë, komplet ky muri këtu në shkallë.
I frikshëm i gjithë rrëfimi.
Qytetari: Hajde o Edi Rama
Grupi i xhirimit të emisionit Tempora u ngjit deri në katin e katërt pas këmbënguljes së këtij qytetari.
Qytetari: Hajde se je 1-sh ti Skënderbeu, O Skënderbeu i Shqipërisë, hajde
Nuk pranon më t'i thonë të presë për një vendim mbi pronën e tij që kishte filluar jetesën vetëm dy muaj përpara se sa të goditej nga tërmeti.
Qytetari: E kam lënë në fund të shtatorit, jemi zhyt në banka kredi. Në këto momente unë shtëpi nuk kam por kredinë e paguaj. Paguaj 400 mijë në muaj.
E këta qytetarë i kujtojnë zgjedhjet Edi Ramës të bindur se kryeministri nuk do ta mbajë premtimin për rindërtim.
Qytetari: Nëse ka ndërmend të vijë të kandidojë në Durrës, të vijë të bëjë njëherë pallatet, pastaj ta mendojmë se ndoshta do t'ia, ose do t'ia japim votën.
E në këto kushte kur nuk ka më shpresë, ka një paralajmërim për kryeministrin.
Qytetari: Më datë 26 unë jam i gatshëm të hipi lart me gjithë fëmijë, ta mbyll derën nga brenda dhe kush është Edi Rama, gjithë klika politike, parlamenti të më thotë dil përjashta, unë nuk dal.