"Asnjë kusht, po bëhemi më keq"/ 6 të burgosur me Covid transfertohen në Shënkoll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2020, 10:42
Te infektuarit jane vendosur ne nje godine ne vete.Ata thone se nuk ka asnje kusht dhe gjendja e tyre po perkeqesohet
Gjashtë të burgosur, të infektuar me Covid-19, janë transferuar nga burgu i Fushë Krujës drejt atij të Shënkollit në Lezhë.
Siç mëson Ora News, të burgosurit janë vendosur në një godinë më vete, ndërsa ankohen për kushtet.
Sipas tyre, godina nuk ka asnjë standart, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet.
Burgu i Shënkollit është shndërruar në një "burg karantinë" për të burgosuriut që preken nga virusi.