'Të vrasin ditën e të qajnë natën'/ Veliaj propagandë me Kullën e Sahatit por zhduk përbindëshin prej betoni krah saj
Po zhduk ndoshta simbolin më të rëndësishëm të Tiranës, Kullën e Sahatit, e cila shumë shpejt pritet ti bëjë hije kullës së rradhës në qendër të kryeqytetit, por kjo nuk e ndal kryebashkiakun Erion Veliaj ta përdorë imazhin e saj për propagandë në rrjetet sociale.
Lexo edhe:
FOTO/ Si babëzia për beton po zhduk edhe Kullën e Sahatit
Pak orë më parë, ai ka postuar në Facebook një foto të Kullës së Sahatit, që duket e ndriçuar me rastin e festave të fundit. Por këndi që ka zgjedhur fotografi i Veliajt nuk e kap aspak kullën që po I mbin në krah objektit historik të Tiranës.

Postimi i Veliajt ka sjellë edhe reagimin e aktivistit Genc Sejko që shkruan: "Kur të vrasin ditën e të qajnë natën".
Sindroma e rikthimit të vrasësit në vendin e krimit është diçka e njohur prej shekujsh tashmë në historinë e njerëzimit.

Kulla e Sahatit, ikona e kryeqytetit, daton që prej vitit 1822 dhe është ndërtuar nga Haxhi Et’hem Beu.