Fshehja e viktimave/ Hazizaj: Nuk kemi sistem gjyqësor për të hetuar! Covidi ka përfshirë gjithçka në Shqipëri

Juristi i mirënjohur Sokol Hazizaj në “Tempora” ka treguar se si mungesa e sistemit gjyqësor në vendin tonë, e ka vështirësuar rrugën për hetime të mëtejshme në lidhje me viktimat e pandemisë.

Hazizaj: Situatën në të cilën ndodhemi ne, pra pandemiken, gërshetohet me një pandemi tjetër që është mungesa e institucioneve të së drejtës. Sot ne ndodhemi në një moment shumë të errët përsa i përket mungesës së Gjykatës Kushtetuese, përsa i përket kapaciteteve të funksionimit të Gjykatës së Lartë apo Gjykatës së Apelit drejt një definim përfundimtar si situatë pandemike edhe në gjykata të tjera. Sot ne nuk kemi sistem gjyqësor, nuk funksionon në kapacitetet e tij normale.

Edhe organet e hetimit për shkak të mungesës së ekzistencës së sistemit gjyqësor, ka edhe ai difektet e tij që nuk të çojnë në një rezultat pozitiv se sa është numri i vdekjeve për shkak të Covid-19. Në këto kushte mendoj që virusi ka përfshirë jo vetëm shëndetin, por gjithçka që ndodh në Shqipëri. Nuk po bëjmë gjyqe për shkak të Covidit. Mos prisni që organet e drejtësisë të sjellin ndonjë risi pozitive në favor të qytetarëve.

https://youtu.be/ghVhcHG3k90