Ndërsa në Spanjë u ul kurba e infektimit, në Shqipëri u rrit, Mjeku zbulon shkakun

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Kita Sallabanda komentoi debatin mbi shifrat e të vdekurve me covid që po bëhet në Shqipëri.

Mjeku nuk beson tek manipulimi i numrave, ndërsa kujtoi se autopsia nuk bëhet pa miratimin e familjarëve, nuk mund të bëhet nga mjekët pa miratimin e tyre.

Kita Sallabanda: "Nuk besoj se mjekët në Shqipëri të mund të manipulojnë të dhënat sepse ky është një probleme shumë i madh.

Autopsia nuk bëhet pa miratimin e familjarëve. Nuk ka arsye që kolegët shqiptarë të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo çështje ka qenë debat edhe në Spanjë, Itali. Ne në Spanjë kishim 500 vdekje në ditë nuk bënim dot 500 autopsi"

Mjeku shprehu shqetësimin se Shqipëria nuk arriti të ndërgjegjësonte qytetarët se kemi të bëjmë me një virus vdekjeprurës.

Kita Sallabanda: Unë isha në gusht në Tiranë dhe isha i vetmi që mbaja maskë në rrugë. Asnjë nuk mbante maskë. Për të pasur rezultate pozitive duhet të ishin marrë masa më parë.

Për të pasur rezultate duhej të kishim ndërgjegjësuar që virusi është vdekjeprurës dhe më pas vijmë në etapën që kemi shuëm vdekje.

Shqipëria është atipike në zhvillimin e virusit, sepse kurba e infeksionit në Spanjë ka rënë, në Itali është duke u mbajtur e sheshtë, në Francë e sheshtë, në Gjermani ka rënë, ndërsa në Shqipëri është rritur kurba sepse nuk bëmë detyrat e shtëpisë.  

Problem janë mjekët specialistë të cilët mungojnë."

https://youtu.be/ghVhcHG3k90