I sëmuri, prej një viti në kasolle: Lekët që përfitova, të pamjaftueshme për të rindërtuar shtëpinë

Prej gati  një viti kjo kasolle është bërë streha e vetme e familjes së Bajram Jangozit.

Jetesa aty ëahtë jashtë çdo kushti por kjo strehë ka qenë e vetmja zgjidhje e familjes me tre anëtarë.

"Një vit në kasolle,po më gjen tjetri këtu prapë. Pa asnjë kusht."

I zoti i shtëpisë, 76 vjeç, shprehet se e kanë marrë dëmshpërblimin për rindërtimin e shtëpisë, por askush nuk e merr përsipër rregullimin e banesës me aq para.

"Na kanë dhënë lekë me e riparu vetë, 2 milion e gjysmë. Vijnë dhe e shikojnë ustallarët dhe thonë se pa u shkatërru komplet nuk bëhet shtëpia. Si ta shkatërroj, unë nuk kam lekë të fus, vetëm me e lënë përgjysmë.Këtu do të rrimë."

Jetesa në kasolle ka qenë tejet e vështirë dhe për zonjën e shtëpisë dhe djalin e sëmurë të çiftit.

"Nuk kemi higjienë, vjen era me tu ndal fryma. Laj sa të duash."

"Në kasolle është e vështirë, jam edhe i sëmurë, mezi ec."

Ndaj ata shpresojnë se dikush përmes këtij apeli publik do ti ndihmojë të ngrejnë folenë e tyre pasi me paratë që kanë marrë nuk mund të bëjnë dot asgjë.

"Veç të më rregullojnë këtë shtëpi që të hyjmë brenda, të kemi një banjë."

"Ishalla vë dorë qeveria."