Brahimaj: Kartela e vdekjes ka të paktën 4 firma para se të dorëzohet, është dokument juridik

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Fatmir Brahimaj president i urdhrit të mjekëve u shpreh se studiot televizive nuk kanë zgjedhur problemet e duhura dhe as njerëzit e duhur.

Brahimaj: Rasti i parë u deklarua më 8 mars, por kishte 1 muaj që studiot televizive merreshin me këtë problem. Prandaj është e rëndësishme që publikut t'i jepet informacioni i sigurt.

Unë kam vërejtjet e mia, por dua të them se studiot televizive nuk kanë zgjedhur problemet e duhura dhe as njerëzit e duhur.

Një kartelë vdekjeje ka të paktën 4 firma para se të dorëzohet. Kartela është një dokument juridik. Një kartelë e mirë të mbron në gjyq dhe e anasjellta. Për raste të tilla duhet një mjek ligjor për të shpallur rastet e vdekjeve.

https://youtu.be/ghVhcHG3k90