VIDEO/ Rama e nis me propagandë ditën, mjeku: Mos e politizoni punën tonë, njerëzit mos numërojnë tamponët
Kryeministri Edi Rama e nis mëngjesin e kësaj të mërkure me një video ku pasqyrohet momenti kur qytetarëve u merret tamponi nga autoritetet shëndetësore.
Përmes këtij postimi, ai falenderon mjekët dhe të gjithë bluzat e bardha për punën e tyre të bërë në këtë betejë me Covid.
“Një falenderim të madh për sakrificën, përkushtimin, durimin e bluzave të bardha që kryejnë testimet e qytetarëve në nevojë në banesat e tyre, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ndërkohë, në videon, mjekët bëjnë apel qytetarëve që të mos ndërhyjnë në punë e tyre dhe të mos dëgjojnë akuzat politike pasi misioni i vetëm i tyre është sfida me koronavirusin.
“Nuk dua që të politizohet puna jonë, kjo është puna, sfida dhe lufta jonë do e përballojmë me të gjithë mundësitë që kemi. Nuk dua që njerëzit të merren me numërimin e tamponëve i ftoj të gjithë personat që të më ndjekin mua nga ora 7 e mëngjesit dhe deri në 2 e 30 të natës për ta parë nga afër punën time”, ka thënë një mjeke që punon për marrjen e tamponit të qytetarëve në terren.