FOTO/ Ndalohet grumbullimi mbi 10 veta, por ja ç'ndodh në stacionet e autobusëve në Tiranë

Edhe pse Shqipëria duket se po futet në pikun e valës së dytë të Covid-19 me numrin e infektimeve dhe vdekjeve që njohin vetëm rritje dhe me Tiranën vatrën kryesore të infektimit, situata me autobusët urbanë në Tiranë nuk ndryshon.

Në një vëzhgim të kryer nga redaksia online e Ora News në një prej stacioneve pranë ISHP-së u vu re njhë dyndje e madhe qytetarësh në pritje të autobusit të rradhës.

Pavarësisht se Komiteti Teknik i Ekspertëve urdhëroi ndalimin e grumbullimeve mbi 10 veta në foto shihet qartë se qytetarët nuk e respektojnë vendimin, ndërsa gjatë gjithë ditës autobusët urbanë lëvizin nëpër Tiranë të tejmbushur.

Lexo edhe:

Nga sot qeveria ndalon dasmat, varrimet, tubimet e mbledhjet partiake

Në një kohë që autoritettet kërkojnë respektimin e masave anti-Covid duket se neglizhencave e të gjithë palëve ka bërë që të kemi një rritje të numrit të prekur me armikun e padukshëm Covid-19.

Një ditë më parë, Shqipëria shënoi edhe rekordin e vdekjeve ditore si pasojë e Covid-19. 19 qytetarë humbën betejën me virusin, ndërsa u regjistruan edhe 744 raste të reja.

Nga nisja e pandemisë, vendi ynë numëron 34300 raste infektimesh, nga të cilët 16666 raste aktive dhe 735 viktima.

Lexo edhe:

Urbanët pa kushte në Tiranë, “dorëzohet” Bashkia