Burri merr peng 6 fëmijët e tij, kërcënon se do t’i vrasë nëse nuk i rikthehet gruaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2020, 19:36
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rusi, ku një burrë ka marë peng 6 fëmijët e tij pas një grindje në familje me bashkëshorten.
Sipas mediave vendase, ngjarja është zbuluar pasi gruaja ka bërë një denoncim në polici nga frika se mos u ndodhte diçka fëmijëve. Bashkëshorti i saj ka kërcënuar se do të vrasë fëmijët nëse ajo nuk kthehet në shtëpi.
Më i vogli prej fëmijëve është vetëm 3 vjeç, ndërsa më i madhi 15 vjeç.
Policia ka rrethuar banesën ku mbaheshin peng fëmijët, teksa burri ka refuzuar të dorëzohet fillimisht.