U vra barbarisht brenda ambasadës në Turqi, rinis gjyqi për gazetarin saudit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2020, 17:09
Në Turqi ka rinisur gjyqi për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018 në Stamboll.
Rreth 20 zyrtarë nga Arabia Saudite do të gjykohen në mungesë nga trupa gjykuese.
Khashoggi, i njohur për kritikat e tij ndaj Princit të Kurorës Mohammed bin Salamn, u vra nga një grup agjentësh brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.
Të pandehur janë edhe dy ish-ndihmësit të princit, i cili mohon përfshirjen e tij në këtë ngjarje.
Sakaq pesë persona janë dënuar me vdekje për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vrasje, derisa të tjerët janë dënuar me burgim.