Dekreti/ Ushtria e Argjentinës duhet të numërojë transvestitët, transeksualët e transgjinorët në rradhët e saj
Ushtria argjentinase, deri më 30 nëntor, do të duhet të regjistrojë një pjesë të transvestitëve, transeksualëve dhe transgjinorëve në personelin e saj.
Më 4 shtator, qeveria e Presidentit Peronist Alberto Fernandez nxorri një dekret që imponon këtë normë në organet shtetërore në mënyrë që "të fillojnë të riparojnë shkeljet (e të drejtave) të kryera historikisht kundër transvestitëve, transeksualëve dhe transgjinorëve".
Sipas asaj që raporton TGCom, komandantëve dhe udhëheqësve të ushtrisë iu është kërkuar të raportojnë mbi "situatën ekzistuese" në lidhje me pajtueshmërinë me këtë standard, ndërsa nuk është specifikuar nëse kjo kuotë e njëjtë ishte kërkuar edhe për Forcat Ajrore dhe Forcën Detare, përcjell Ora News.
Ligji thotë se "postet duhet të plotësohen në një pjesë prej të paktën 1% të totalit nga transvestitët, transeksualët dhe transgjinorët, të cilët plotësojnë kushtet e kërkuara".