Papa: Myslimanët ujgurë përndiqen, Kina zyrtare e mohon

Në librin e tij të ri, që pritet të dalë në dhjetor, Papa Françesku për herë të parë i quan Ujgurët Myslimanë të Kinës një popull "i përndjekur".

"Shpesh mendoj për popujt e persekutuar: Rohingya, Ujgurët e varfër, Jazidët," shkruan Papa Francesko në librin e tij.

Udhëheqës të besimit Islam, grupet e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe qeveri të ndryshme nëpër botë, kanë thënë se kundër Ujgurëve në rajonin e largët të Kinës Xinjiang, po ndodhin krime, ku më shumë se një milion njerëz mbahen në kampe.

Muajin e kaluar, gjatë një konference në Vatikan, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo kritikoi fort Kinën për trajtimin e saj ndaj Ujgurëve myslimanë.

Ndërkohë, Pekini zyrtar ka hedhur poshtë akuzat si një përpjekje për të diskredituar Kinën. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian  tha se "Qeveria kineze gjithmonë ka mbrojtur të drejtat ligjore të pakicave etnike në mënyrë të barabartë," Njerëzit e të gjitha etnive në Xinjiang gëzojnë mbrojtje të plotë të të drejtave të tyre të jetës, dhe lirisë fetare, tha Zhao.

"Vërejtjet nga Papa Françesku janë të pabazuara," tha zyrtari i lartë kinez. Më herët, mediet kineze kanë shkruar se kampet të tillë janë qendra të arsimit dhe trajnimit profesional si pjesë e masave kundër terrorizmit dhe deradikalizimit.

Libri i ri i kreut të kishës Katolike gjithashtu thotë se pandemia Covid-19 duhet të nxisë qeveritë të marrin në konsideratë krijimin e një të ardhure themelore universale.

Ky libër prej 150 faqesh flet për ndryshimet ekonomike, shoqërore dhe politike për të cilat që janë të nevojshme për të adresuar pabarazitë pas mbarimit të pandemisë.