Festat e fundvitit/ Gjermania lejon deri në 10 persona, Spanja vetëm 6

Presidentët e landeve në Gjermani kanë rënë dakord sa i përket mënyrës se si do të festohet Krishtlindja dhe Viti i Ri.

Nga 23 dhjetori deri më 1 janar, mund të takohesh me familjarë apo të afërm për të festuar, por jo më shumë se 10 persona, raporton DPA.

Draft-dokumenti në fjalë do të diskutohet nesër me Kancelaren Angela Merkel, përcjell Ora News.

Nga ana tjetër, qeveria në Spanjë, siç raporton “El Pais”, ka vendosur që numri i personave që festojnë Krishtlindjet apo Vitin e Ri të mos jetë më i madh se 6.

Gjermania numëron deri tani mbi 940 mijë të infektuar me Covid-19 dhe 14613 viktima, ndërsa Spanja mbi 1.6 milion të infektuar dhe mbi 43 mijë viktima.

/OraNews