Vijon të rritet kurba e Covid-19 në Itali, 853 viktima në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2020, 17:50
Gjendja nga Covid-19 vijon të jetë kritike në Itali, teksa 24 orët e fundit janë shënuar rreth 853 viktima.
Sipas informacioneve, janë kryer më shumë se 188.659 tampone, duke rezultuar pozitivë rreth 23.232 persona. Ndërkohë që kanë arritur të shërohen 20.837 persona, duke e çuar numrin e tyre në total 605.330.
Sakaq që prej nisjes së pandemisë, Italia ka shënuar 1.455.022 të infektuar dhe 51.306 viktima.
Për momentin në vendin fqinj raportohen 798.386 raste aktive.