Infermieri në pension rikthehet në punë e vdes nga Covid-19, kolegët: Vdiq si hero

I ishte përgjigjur apelit të Rajonit të Campanias edhe pse kishte dale tashmë në pension. Riveshi uniformën e punës dhe nisi punën në autoambulanca për të dhënë kontributin e tij në lutën kundër Covid-19.

Por ka qenë pikërisht virusi ai që e ka larguar nga kjo botë.

Ky është Alfonso Durante, 75-vjeçari që nuk e fitoi betejën me Koronavirusin, raporton Ora News.

Lajmin e kanë dhënë vetë kolegët e tij, me një koment emocionues në rrjetet sociale: “Heroi i vërtetë i kësaj pandemie, me misionin e kryer deri në frymën e fundit”.