Kikia: Fotot e morgut dhe përdorimi i mjekëve, për qëllime politike, lufta Rama-Basha jo humane
I ftuar në Ora News, gazetari dhe analisti Mentor Kikia u shpreh se qeveria ka qenë e vetëdijshme se mundësia për hapjen e negociatave në dhjetor është humbur.
Kikia tha se mazhoranca nuk do t'i marrë në konsideratë sugjerimet e Komisionit të Venecias dhe se nuk pritet që negociatat të hapen para zgjedhjeve.
Kikia: Qeveria ka qenë e vetëdijshme se mundësia për hapjen e negociatave në dhjetor është humbur. Prandaj kodi zgjedhor u miratua me kokëfortësi, sikurse ishte kostoja e mos hapjes së negociatave. Ne e dinim që kushtet e tjera si gjykata kushtetuese nuk ishte plotësuar. BE si mjet presioni kishte mos hapjen e negociata, por mazhoranca në këto kushtet nuk i trembet kësaj pike.
Nga ana tjetër, KQZ-ja nuk ka nevojë për formulë, pasi funksionon në bazë të një ligji. Ajo që duhet si më e mundshme, është se mazhoranca nuk do t'i marrë në konsideratë sugjerimet e Komisionit të Venecias, të mos reflektojë asgjë dhe ta miratojë ashtu sikurse është. Në fakt nuk pritet që negociatat të hapen para zgjedhjeve.
Analisti trajtoi dhe çështjen e fshehjes së vdekjeve nga Covid. Ai vuri theksin tek hetimet nga prokuroria dhe shtoi se lufta Basha-Rama është bërë jo humane dhe e pavlerë.
Kikia: Në lidhje me çështjen e mos deklarimit të numrit të vdekjeve, mendoj se duhet të ketë përgjegjës edhe penal. Prokuroria duhet të hetojë për këtë rast. Një person kur vdes ka një certifikatë vdekjeje dhe nëse pranë morgut kanë shkuar x persona me Covid dhe janë fshehur, duhet të ketë përgjegjës. Ajo që po ndodh përtej këtij rasti, është politizimi. Fotot e morgut dhe përdorimi i mjekëve nga qeveria është përdorje politike.
Nëse do të kishim një luftë vetëm Rama-Basha në rregull, por kemi një përdorim të mjekëve ose me kufoma në dysheme. Kjo krijon ndjeshmëri te njerëzit. Ata që shikojë të vdekurit në dysheme flasim për tmerr dhe për respekt ndaj të vdekurve. Kjo e bën jo humane këtë luftë politike. As sa ajo bëhet e pavlerë dhe e papranueshme.
Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti online gazetari A.K
Lexo dhe: “Cakaj refuzoi të vinte në PolitikOn” Ministri përfaqësohet me një manekin në emision