Ju flet Moska: Pse Edi Rama e mbajti të fshehtë SMS-në uruese për Mihajloviç
Mesazhi i kryeministrit Rama për trajnerin serb Sinisa Mihajloviç, i zbuluar nga ky i fundit në librin e tij autobiografik, ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Nga libri me kujtime i ish-futbollistit dhe trajnerit të futbollit serb Sinisa Mihajloviç zbuluam se kryeministri Edi Rama i paska nisur në 2019 një sms me përmbajtje të gjatë dhe shumë të përzemërt. Ka një problem, nëse nuk do të kishte diçka të keqe në këtë veprim ai do ta kishte përmendur që në kohën që e bëri. Rama e ka bërë këtë gjë në tetor 2019 kur ishte për vizitë në Beograd sepse Mihajloviç u sëmur nga leuçemia në korrik dhe për disa muaj luftoi me sëmundjen. Kryeministri Rama është një njeri që shkruan shumë në facebook dhe tëitter dhe ato veprime që bën të këtij lloji i nxjerr. Meqenëse i dërgoi një sms të tillë mund të kishte shkruar në facebook. Rama e mbajti sekret dhe mendoi se kjo gjë nuk do të zbulohej kurrë. Arsyeja pse nuk e ka përmendur këtë detaj në 2019 është sepse e di shumë mirë kush është Mihajlovic. Është nga futbollistët serbë të gjysmës së dytë të viteve '80, shumë prej tyre shkëlqyen si futbollistë por mbajtën një profil të ulët politik. Mihajloviç ka qenë më i zhurmshmi, ka qenë mik me Arkanin. Mbahet mend në kohën e bombardimeve ku i thoshte NATO-s më bëni dhe mua shënjestër. Ka qenë futbollisti më i përzier në konflikte për sharje raciale.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.