Berat: Mbyllet kopshti 'Çlirimi', dy edukatore konfirmohen me koronavirus

Kopshti 'Çlirimi' në Berat është mbyllur pasi dy edukatore janë konfirmuar me koronavirus.

Numri në total i edukatoreve, të cilat janë karantinuar nëpër banesa është 5, pasi ato kanë shfaqur simptoma të Covid-19.

Ndërkohë, tre edukatore janë në pritje të përgjigjeve të tamponit.

Mësohet se tamponi do t'i merret të gjithë stafit të këtij kopshti, sanitareve, edhe kuzhinierëve.