Kriktike situata në Greqi, 108 të vdekur dhe 2311 raste pozitive me Covid, 522 pacientë në intubim
108 të vdekur dhe 2,311 raste reja me Covid është bilanci i 24 orëve të fundit në Greqi. Kritike edhe situata në spitale, me 522 pacientë në intubim.
Vijon të mbetet e rëndë situata nga pandemia në Greqi.Në 24 orët e fundit u regjistrua një rritje e madhe e numrit të vdekjeve nga Covid 19.
Për herë të parë numri i vdekjeve tejkaloi 100 duke arritur në 108 nga 72 që ishte rekordi negativ i mëparshëm, ndërsa presionin i madh vijon mbi repartet e kujdesit intensiv pasi ka një rritje të numrit të intubuarve.
522 bashkëqytetarë tanë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.
Më konkretisht, Greqia regjistroi 2311 raste të reja të koronavirusit, 18 prej të cilëve u zbuluan gjatë kontrolleve në pikat kufitare.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 90121, nga të cilat 53.4% janë burra.
Selaniku vazhdon të "vlojë" me 606 raste, 382 raste në Rajonin e Atikës. Në zonën e"kuqe" përsëri Larisa dhe Pella. Numri i vdekjeve në vend prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1527.