Covid-19 në Kosovë: Shifër rekord viktimash në 24 orët e fundit

Vijojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e Covid-19 në Kosocë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi se sot është shënuar rekord i rasteve të vdekjes, ku në 24 orët e fundit regjistruan 19 të vdekur nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 711 raste të reja nga 1930 testime të kryera.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç).

Shpërndarja e rasteve të reja

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë.