Mesazhi i Gent Zenelajt: Bëni kujdes ndaj Covidit, merreni më seriozisht

“Nuk është kollaj të bësh humor duke parë frikë në sytë e njerëzve por jam i bindur që do e kalojmë” e nisi intervistën e tij Gent Zenelaj, aktori i njohur i humorit për emisionin “PolitikOn”.

Por kishte dhe një measazh ndaj qytetarëve ta marrin seriozisht pasi shumë miq të tij rrezikuan shumë nga kjo pandemi. Jo për faj të virusit por për mungesë të kapaciteteve që Shqipëria ka për ta përballuar.

“Duke pasur kontakte me miq mjekë dhe miq pacientë do të thoja se njerëzit duhet ta marrin pak më seriozisht. Ndoshta dyfishinin e seriozitetit që japin disa media serioze. Duhet realisht të kuptojnë që nuk është çështja nuk ka pandemi apo nuk ka infeksion. Çështja është tek kapacitetet që ka Shqipëria dhe mundësitë që ka ajo për ti ardhur në ndihmë njerëzve. Unë dyshoj shumë që Shqipëria ka kaciteteti të mjaftueshme. Dhe do i lutesha njerëzve të bëjnë kujdes aq sa munden. Kam miq e shokë që pa asnjë sëmundje shoqëruese, apo as përdorues alkooli as cigareje kanë qenë të rrezikuar shumë. Prandaj duhet kujdes.”