Në Kakavijë situata normale, si çdo ditë kufirin do ta kalojnë 750 persona

Pika kufitare e Kavavijës mbetet e vetmja urë lidhëse me shtetin fqinj Greqinë, pas mbylljes sot të doganës së Kashticës.

Në këtë pikë kufitare mëngjesin e sotëm situata ka qenë normale, ndryshe nga radhët që u krijuan sot në Kapshticë ku kamionët e mallrave pas 3 orëve pritje u detyruan të kthehen mbrapsht.

Sipas burimeve nga dogana ashtu sikurse çdo ditë tjetër, kufirin sot do ta kalojne vetëm 750 persona.

Deri në këto momente kanë kaluar anën tjetër rreth 100 shtetas.

Udhëtarët duhet të kenë me vete testin e PCR negativ jo më vonë se 72 orë, ndërkohë që autoritetet greke dje njoftuan se do ti nënshtrohen edhe një testi të shpejtë.