"E trishtë" Zenelaj: Tirana e Shqipëria nuk ofron art, por supermarkete. Kemi tendencë ta zhdukim

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, aktori Gentian Zenelaj u shpreh seTirana dhe gjithë Shqipëria nuk ofron shumë art.

Zenelaj: Është shumë e trishtë jeta e një qyteti pa art. Tirana dhe gjithë Shqipëria nuk ofron shumë art. Ne kemi punuar që të mos kemi art në përgjithësi.

Një miku im italian më tha si ka mundësi që nuk e keni një statujë femër në qytet, por vetëm burra me mustaqe dhe me shpatë.

Ne kemi pasur një tendencë për ta zhdukur artin në Tiranë. Nuk kemi një teatër veror. Që tek shtëpitë e vjetra, arkitektura e vjetër, teatrot e vjetra, teatrot e reja. Një qytet kaq i madh.

Betonizimi i egër, brutal që i ka ndodhur Tiranës ka shkatërruar cdo cep të mundshëm ku mund të bëheshin teatro të vogla verore, ekspozita, salla kinemaje.

Tentuam me mikun Romir Zalla të bënim një teatër privat. Kemi kërkuar për muaj të tërë një ambient ku mund të fusësh të paktën 200 vetë brenda. Është e pamundur. Edhe ata që kanë ndërtuar nuk kanë ndërtuar me vizionin që nesër të kenë disa salla sepse bota është e mbushur me teatro të vogla.  Fatkeqësisht ne në Tiranë dhe Shqipëri nuk kemi asnjë për be. Cfarë kanë qenë të mëdha i kanë zënë supermarketet. Kemi shumë supermarkete. Kjo eshte per te ardhur keq.

Zenelaj me nostaligji kujton vogeline e tij ne Shengjin ku në atë qytezë të vogël kishte dhe kinema dimërore dhe verore.

"Cuditerisht sot shoh dhe sallat e reja që po ndërtohen kane tendenca për të qenë salla kongresesh dhe jo teatri."