Paketa e qeverisë për rimbursimin e ilaçeve për Covid nuk mjafton
Këshilli i Ministrave miratoi më 18 nëntor rimbursimin e medikamenteve për personat e prekur me Covid që do të trajtohen në shtëpi.
Për formën e lehtë të sëmundjes rimbursimi është në vlerën e 1 mijë e 650 lekëve ndërsa për formën e mesme 10 mijë e 900 lekëve.
Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi tregon me detaje se kush janë ilaçet që do të rimbursohen për të kuruar këtë sëmundje.
"Faza e lehtë e sëmundjes kurohet vetëm me vitamina e takipirinë, një vlerë për të cilën shteti do të rimbursojë pacientët me vlerën e 1 mijë e 650 lekëve. Farmacistët thonë se kjo vlerë është e pamjaftueshme, për fazën e parë pasi që të blihen të gjitha medikamentet që mund të duhen për të blerë pacientët që janë të sëmurë në fazën e parë mund të shkojë tek 20 mijë lekë. Forma e mesme do të rimbursohet me 10 mijë e 900 lekëve. Në këtë moment për kurim është i domosdoshëm blerja e antibiotikut. Në fazën e dytë është thuajse e barabartë vlera e rimbursimit me vlerën e ilaçeve".
LEXO EDHE: Dy skema trajtimi 1 650 dhe 10 900 lekë