Oketa: PD të mbledhë rreth vetes dhe ata që janë larguar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2020, 22:26
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, ish-deputeti Gazmend Oketa u shpreh se PD duhet të mbledhë rreth vetes dhe ata që janë larguar.
Oketa: Një nga arsyet qe vendosa të angazhohesha sërish në politikë është se gjykoj se vendi ka nevojë për rrotacion politik. Partia Demokratike duhet të grumbullojë rreth vetes energjinë, forcën dhe kontributin e çdo individi madje kam kurajon të them edhe të atyre që janë larguar nga PD, nuk po i përmend me emra.