"U ndërtua provizorisht prej 2017 por mbeti ashtu" bashkia e Fierit e harroi

Ura në Darëzezë u ndërtua nga ushtria në mënyrë provizore, në kushtet e emergjences pasi ura e vjetër u shemb nga përmbytjet e vitit 2017.

Tre vite nga ajo kohë, ajo mbetet lidhja e vetme e fshatit Darzëzë me pjesën tjetër të zonës edhe pse në atë kohë u premtua nga drejtuesit vendorë se do të zëvendësohej shumë shpejtë.


Me këtë urë që kemi këtu është një katastrofë e madhe, jemi ankuar shumë herë dhe na kanë thënë do e bëjmë dhe nuk kanë ardhur deri tani”, shprehen banorët.

Ndërsa vitet ikën e premtimi në ditë të vështirë u harrua nga bashkia e Fierit, ura është kthyer në shqetësim e rrezik për banorët që kalojnë aty cdo ditë.

Mungesa e sinjalistikës por dhe fakti që është vetëm një kalimshme, sipas banorëve e ka bërë urën shkak për aksidente, kryesisht gjatë verës, pasi aty kalojnë të gjithë ata që i drejtohen zonës së plazhit.

Ndaj banorët e Darzësës i kërkojnë bashkisë së Fierit të ndërtojë urën e premtuar sipas të gjithë parametrave të duhura.

Kjo urë provizore po bën më shumë se tre vite dhe akoma nuk është bërë, ne i lutemi bashkisë që të na shikoj dhe të na ndërtoj urën”, shprehen banorët.

Edhe pse problematika është ngritur në vazhdimësi, bashkia e Fierit ende nuk nisur punën të mbajë premtimin për një urë të re për Darzëzën