Nga takimi me Fatos Nanon tek ëndrra për Shqipërinë e Bashkuar, intervista që nuk duhet humbur e Ali Ahmetit sot në Ora News
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ishte sot në një interviste ekskluzive për Ora News, në një rrëfim per 40 vitet e veprimtarisë së tij politike.
Përballë gazetares Matilda Mcini, ish komandati i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i përgjigjet një sërë pyetjesh, nga zanafilla e aktivitetit të tij e deri në ditët tona.
Sa i përket gjyqit në Hagë të ish krerëve të UÇK-së, Ahmeti shprehet: "Kjo situatë nuk mund të ndihmohet me veprime folklorike, me emocione. Nevoja më e madhe është për mobilizim financiar që të ndihmohen për avokatët e tyre sepse kjo e drejtë duhet të mbrohet ndërkombëtarisht. Akuzat nuk janë të lehta, janë goxha të rënda"
Ndërsa për marrëdhënien me Shqipërinë dhe takimin me ish kryeministrin Fatos Nano për hapjen e frontit, lideri i BDI deklaron: "Kemi patur një takim me kryeministrin e Shqipërisë pa asnjë debat. Ai bëri një analizë të kompletuar"
