"Antishqiptarizmi ka rilulëzuar në rajon", Kryemadhi tregon a e dobësojnë opozitën akuzat e mazhorancës ndaj Bashës për UÇK-në

Monika Kryemadhi  thotë se akuzat e mazhorancës ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, nuk e dobësojnë aspak opozitën.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi ndërsa shpreh mbështetjen për ish-krerët e UÇK në Hagë, ajo thotë se krijimi i këtij debati në Tiranën zyrtare nuk është asgjë tjetër veçse një taktikë e qeverisë në prag të zgjedhjeve për të zhvendosur vëmendjen dhe ikur përgjegjësisë për menaxhimin e pandemisë dhe premtimet e pambajtura.

Kryemadhi: Basha ka qenë shumë i qartë dhe e ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me akuzat e Ramës. Qëndrimi i LSI dhe i imi personal mbetet i pandryshueshëm. Për ne lufta e UÇK dhe popullit të Kosovës është jo vetëm një luftë e drejtë dhe legjitime por një luftë për liri që ka sakrifica sublime përballë genocidit të Millosheviçit. Shpreh përkrahjen për gjithë udhëheqësit e UÇK, jam e bindur se do ta fitojnë betejën me mekanizmat antishqiptarë që kanë filluar të rilulëzojnë në rajon, edhe kjo sfidë do të kalojë edhe pse do të ketë dhimbjet e veta dhe angazhimet e veta. Tërheqja e vëmendjes duke u marrë me çështje që nuk i takojnë politikës shqiptare që duhet të merret me problematikat e qytetarëve, nuk është gjë tjetër vetëm largimi nga përgjegjësia dhe premtimet që nuk janë mbajtur.

https://youtu.be/F9K2vgLqUgo