Berisha: Shqipëria i vetmi vend në botë ku ka rritje 43 herë të rasteve me Covid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2020, 22:56
I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në botë ku ka rritje 43 herë të rasteve Covid.
Berisha: Shqipëria është i vetmi vend në botë ku ka rritje 43 herë. Kjo pandemi është çështje testimi, por kur në mars thuhej nga OBSH-ja për testime, Shqipëria tallej me testimin.
Para 3 ditësh xhahili i testimit, u tha shqiptarëve se testimin e kërkojnë ata që janë të lidhur me kitet.
Kjo është deklaratë kriminale. Ai nuk e ka të qartë se testimi është parandalim dhe mjekim. Kështu shpëtohen jetë dhe kontrollohet pandemia. Nuk bëhet testim se vidhet.