Berisha në PolitikOn: Sekret ku do të kandidoj, do ta them në momentin e duhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2020, 22:48
I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se do ta thotë në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë ku do të kandidojë.
Berisha: Sali Berisha është ndarë me historinë. Edhe kur isha në funksione nuk punoja për histori, por për interesimin e publikut.
Ku do të kandidoj unë do ta them në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë.
Nuk ka njëri që ka më pak sekrete më pak mbi tokë, por ja që e kam edhe unë një sekret.