Mustafaj: Ne si komision kemi bërë çmos për ta përfshirë Topallin, por ajo nuk pranoi

I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, shkrimtari dhe politikani Besnik Mustafaj u shpreh se komisioni pwrzgjedhjes nw PD bëri çmos për ta përfshirë Jozefina Topallin, por ajo nuk pranoi.

Besnik Mustafaj: Ne si komision kemi bërë çmos për ta përfshirë Jozefina Topallin, por ajo nuk pranoi. Për mua ishte jnë shprehje e një egoje të tepruar. I daltë i hajrit, unë do të doja shumë që ajo të ishte në Kuvend se do të mblidhte njerëz që nuk e duan Ramën.

Edhe emrin "Lëvizja për Ndryshim" ia kam gjetur unë me Astrit Patozin. Është fraza ime ajo. Nëse Topalli do të mbledhë njerëz që nuk kanë besim tek Opozita dhe urrejnë Ramës, kjo është diçka shumë e mirë.