Covid-19 i merr jetën mësuesit dhe shkrimtari nga Rrogozhina

Një tjetër viktimë është shënuar ditën e sotme nga Covid-19.

Ai është Ylli Xhaferri, ish-mësues letërsie dhe ish-drejtor i gjimnazit të Rrogozhinës “Haxhi Qehaj”.

Mësohet se ai ka humbur jetën në Spitalin Infektiv.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë stafi i kësaj shkolle, të cilët kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale.

Ylli Xhaferri, 66-vjeç ka lindur në Golem të Kavajës, ai kreu fakultetin Histori-Filologji dega Gjuhe-Letërsi.

Ai punoi si mësues dhe për shumë vite drejtor në gjimnazin “Haxhi Qehaj”.

Xhaferri ka botuar shume libra ku mund të veçojmë “Ikja e Muzave” si dhe “Mbrëmjen e merr gjumi vonë” .

Ylli Xhaferri ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Drejtorisë Arsimore të qarkut Tiranë.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 597 raste të reja dhe 11 viktima.