Merr flakë makina në Tiranë, dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2020, 18:41
Një automjet ka marrë flakë në lëvizje e sipër në rrugën "Jordan Misja" në Tiranë.
Sipas asaj që raporton Policia, dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.
Policia: Më datë 15.11.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues M.H., 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.