PS synon 9 mandate në Elbasan, Balla: Meta, si President kërkon votën për LSI-në
Edhe për mandatin e tretë, PS ka të njëjtin sllogan si në 2017, votën e shqiptarëve për të ndarë të keqen nga e mira.
Taulant Balla nga Elbasani kërkoi votën e elbasanit për mandatin e tretë, por duke mos e sjellë në vëmendje që PS qeveris e vetme prej më shumë se 3 vitesh.
“Vota sot për PS është votë për të ndarë përfundimisht të mirë nga e keqja. Ne jo vetëm që do t’i marrim 8 mandate në Elbasan, por t’ja vëmë objektivin vetes për të luftuar për mandatin e 9.”
Projeksioni i socialistëve për 25 prillin në Elbasan i kalon edhe rezultatin e 2017, ndërsa sulmoi Presidentin dhe kundërshtarët e tij politik.
“Ilir Meta duke shkuar si president për të kërkuar vota. LSI-ja këtu në Elbasan nuk ka asnjë arsye për t’I kërkuar votën qytetarëve në Elbasan. E keqja e këtij vendi në këto 30 vite është kthyer në katër emra Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha.”
Pas ekzaltimit të Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit në Fier kundretj figurës së Edi Ramës, tashmë i ka hapur rrugë socialistëve me radhë për të lavdëruar kryetarin e tyre.
“Të vendosën në peshore Edi me Lulin apo Ilir Metën, nuk ka peshore që mund t’i masë.”