Devoll: Fshati pa rrugë, edhe qendrën shëndetësore ia kthejnë në magazinë

Kjo duhet të ishte një qendër Shëndetësore për banorët e fshatit Çetë të Devollit.

Por është kthyer në një magazinë, që nuk u jep asnjë shërbim qytetarëve.

Mungesa e infermierëve dhe mjekëve, ka bërë që banorët në piramidën e problemeve të shumta, të kenë pikërisht kujdesin shëndetësor.

“Nuk e marrim shërbimin shëndetësor. Shumë nga ne gjilpërat i kemi bër ënë shtëpitë e infermierëve. Nuk kemi ambulancë.”

Pavarësisht se paguajnë taksat bashkiake, mbi mbeturinat, ndriçimin dhe ujin si duket asnjë investim nuk ka parë ky fshat prej shumë vitesh të zeza.

“Nuk kemi rrugë, nuk vjen ambulanca. Unë nuk dal dot nga shtëpia.”

“Këtu po u sëmure vdiqe, nuk ka rrugë.”

Mungesa e ujit vijon të mbetet problem, po ashtu edhe kanalizimet e ujërave

“Ja ku janë rrugët, ku të shkojmë, s’ka as ujë, as rrugë.”

Banorët shprehen se fshati asnjëherë nuk ka njohur investime, ndërsa apelojnë për ndihmë nga shteti.

E ndërkohë të rinjtë zgjedhin të largohen nga fshati për një jetë më të mirë.