“Zoti s’nuk” në kohë corone, monokomedia mban të mbërthyer lezhianët për dy ditë
Monodrama “Zoti S’nuk” për dy ditë me rradhë ka bërë për vete artëdashësit në Lezhë.
Nën masa anticovid salla e pallatit të kulturës është mbushur, ndërsa autori flet për vështirësitë në një vit që e përgatiti
Pandemia COVID-19, nuk e pengoi këtë të ri në Lezhë për të prezantuar shfaqjen për të cilen punonte prej një viti.
I apasionuar pas aktrimit Xhilberto Gega pjesë e trupes amatore "Ditiramb" solli për publikun monokomedin "Zoti S’nuk" me regji të Alket Bushit.
I vetem në Interpretim i riu amator arriti të mbajë të mbërthyer publikun për dy netë më radhë, të cilët nën masa antikovid mbushen sallen e pallatit të kultures.
Kjo monokomedi flet për jeten e dashurinë dhe ka qenë një punë e gjatë dhe e lodhshme për ta vënë në skene për të përcjelle një mesazh mjaft të rëndësishem thotë Xhilberto Gega.
Xhilberto Gega: Një monokomedi që besoj se do ta bëjë publikun të reflektojë se flite tpër jetën dhe dashurinë, dhe gjithë ato që mohojmë në jetë.
Përgjegjësi i Pallatit të Kultures në Lezhë Mark Gjoka thotë se kjo veprimtari i përmbushi pritshmeritë artistike dhe profesionale, teksa shtoi se shfaqje të tilla nuk do të mungojnë edhe në në ardhmen.
Marku Gjoka: Është punuar përgjatë një viti që mbrëmë të kishte këtë sukses, pasi salla ka qenë pothuasje plot.
Shfaqje të tilla synojnë pasurimin e jetes kulturore në qytetin e Lezhës, e cila falë artisteve të rinj ka nisur të gjallerohet gjatë viteve të fundit.