Neglizhenca e Bashkisë Vlorës në Kume, banorët: Pishman që votuam Dritan Lelin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2020, 15:00
Banorët e zonës së Kumes në Vlorë, pjesë e lagjes “1 maji”, janë bërë pishman që e kanë votuar për kryebashkiak Dritan Lelin.
“Jam bërë pishman që e kam votuar Dritan Lelin”, shprehet njëra prej banoreve.
Mbi 1500 familje çdo ditë vuajnë neglizhencën e Bashkisë Vlorë, teksa shprehen se kanë probleme të theksuara me rrugën.
“Nuk është vënë dorë fare në ndërtimin e rrugëve të kësaj lagjie.”
Shprehen se shumë herë janë ankuar ndër vite në bashkinë e Vlorës por pa marrë asnjë zgjidhje, pavarësisht ankesave dhe premtimeve të pambajtura në kohë fushate.
“I hedhin në xhepin e tyre, për popullin nuk mendon njeri.”
Për lagjen Kume dhe Cole ku ka një plan të Financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, por nuk dihet ende se kur do të nisë.