Fshati Havala në Dërmenas pa ujë të pijshëm prej vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2020, 15:29
200 familjet e fshatit Havaleas në njësinë administrative Dërmënas në Fier prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
“Jemi 30-40 familje, që nuk kemi ujë. Na thonë se do të vijë çdo zgjedhje.”
Mungesa e një qëndre shëndetësore është një shqetësim që nuk ka marrë zgjidhje prej vitesh.
“Kanë bërë një dhomë këtu dhe ka nja 10 vite që rri aty.”
M ungesa e insfrastrukturë për vaditje të tokave sjell një pasiguri të shtuar për ekonominë e tyre.
“Problemi kryesor është vaditja e tokave, se me atë do të ushqehemi.”
Banorët e fshatit me shumë probleme thonë së kanë drejtuar shpesh herë ankesa në drejtim të bashkisë, por që ende pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë.