Basha: Rama braktisi qytetarët, Shqipëria e fundit në rajon për ndihmën ekonomike

Pandemia covid 19 ka goditur financiarisht të gjithë botën, por shumë shtete kanë reaguar ndryshe për përballimin e kësaj situate.

Por kreu i PD Lulzim Bashës me anë të një tabelë tregon reagimin e qeverive në rajon, ku sipas të dhënave Shqipëria rezulton e fundi për ndihmën direktë që kanë marrë qytetarët nga shtetit.

“Me Ramën, jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë” – shkruan Bahsa.

Sipas liderit të opozitës me ardhjen në pushtet të PD çdo familje shqiptare do të marrë ndihmën ekonomike që i takon.