I prekur nga Covid-19, ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Kavajës

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Selim Veizi ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

Veizi ishte i infektuar prej disa ditësh, teksa u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare.

Selim Veizi ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës përgjatë vitit 1993, fill pas rrëzimit të regjimit komunist.