Ndihmat direkte ekonomike, Basha: Me Ramën të fundit në çdo fushë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një grafikë ku duket se Shqipëria mban vendin e fundit në Ballkan përsa i përket ndihmave direkte ekonomike.

Basha ka shkruar se sipas tij me kryeministrin Rama jemi të fundit në çdo fushë, teksa ka shtuar se diçka e tillë nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë.

Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin”, shkruan Basha.