Tre automjete përplasen me njëri-tjetrin, dy të plagosur në Lezhë-Milot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2020, 18:33
Një tjetër aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme, këtë herë në aksin Lezhë-Milot.
Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa 2 persona kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve.