Të hënën nis shembja e shkollës, konvikti dhe pallatet e dëmtuara nga tërmeti
Brenda javës që vjen në Lezhë, do të nisë shembja e të gjitha pallateve dhe objekteve të tjera të shpallura të pabanueshme si shkak të dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i vitit të kaluar për ti hapur rrugë rindërtimit.
“I gjithë territori po kalon një një proçes të gjatë pune, pothuajse me 7 projekte të cilat do të impementohen menjëherë dhe që kanë të bëjën me shembjen e pallateve të dëmtuar nga tërmeti, me shembjen e shkollës “Gjergj Kastrioti”, me shembjen e konvikteve , proçes i cili fillon të hënën”, është shprehur Kryetari i Bashkisë.
Gjithashtu do të nisë zbatimi edhe i një sërë projektesh të tjera të rëndësishme që do ta transformojnë terësisht qytetin dhe zonat përreth.
Ky fakt është bërë i ditur nga kryebashkiaku, Pjerin Ndreu, i cili ka kërkuar mirëkuptimin e qytetareve për kaosin që mund të krijohet.
“Qyteti normalisht që do të kaloj një sistemi kaosi deri në përfundim të këtij proçesi , i cili është i domosdoshëm dhe që e bën qytetin e Lezhës të përjetojë një tjetër histori”, shprehet Ndreu.
Janë 9 projekte që pritet të realizohen në Bashkinë Lezhë me financim të Qeverisë Shqiptare dhe partnereve të huaj të cilat kapin vleren e rreth 45 milion dollareve.