Kryebashkiaku i Vlorës u shkon natën banorëve, "pazare" në errërisë para se të shkonte Rama

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli zgjodhi errësirën e natës, (13 nentor) vetëm pak orë para inspektimit të kryeministri Edi Rama, për të takuar banorët e lagjes “1 Maji”, banesat e të cilëve janë prishur ose do prishen në kuadër të projektit të rrugës që lidh Transballkaniken me Portin e Vlorës.

I zgjedhuri pa rivalë i 30 qershorit, zemërimit të qytetarëve iu përgjigj me zotimin se do të jetë edhe për shumë kohë kryebashkiak.

Dritan Leli: "Pas tre viteve këtu do jemi unë do jem prapë. Ta garantoj unë"

Por banorët thonë se u ndjenë të tallur.

"Ka tallur b... Kjo është hipokrizi", tha nje banor

Ndaj kur mbërriti kryeministri i dolën para i kërkuan sqarim çfarë do të ndodhë me ta.

Edhe pse morën pse morën premtimin e kreut të qeverisë, thonë se nuk kanë besim të kryetari i Bashkisë.

Pasi la pas, si të zgjidhur çështjen e banorëve të lagjes “1 Maji”, Rama inspektoi punimet për Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe lumit të Vlorës.